Avancohet digjitalizimi në Komunën e Çairit: Këshilltarët pajisen me laptopë zyrtarë

Në kuadër të procesit të digjitalizimit dhe modernizimit të punës institucionale, këshilltarët e Këshillit të Komunës së Çairit janë pajisur me laptopë zyrtarë, me qëllim lehtësimin e qasjes në materialet e punës, përdorimin e dokumentacionit elektronik dhe reduktimin e përdorimit të letrës gjatë seancave të Këshillit.

Mbledhja e Këshillit, e udhëhequr nga Kryetari i Këshillit Komunal, Muhamed Murtezi, u zhvillua me shqyrtimin e disa pikave me rëndësi për funksionimin institucional dhe zhvillimin e komunës.

Reklame

Në rend dite, mes tjerash, u diskutuan çështje që kanë të bëjnë me formimin e Komisionit për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore, si dhe Programi për financimin e vendosjes, rikonstruksionit dhe modernizimit të ashensorëve në territorin e Komunës së Çairit për periudhën 2026–2028.

By admin2