Sa më shumë që BDI përpiqet të flasë për ndikim serb, aq më shumë i dalin përpara gjurmët e veta. Ballkani i Hapur, Ohri, Shën Naumi dhe tani edhe Vlladimir Stajiq, konsulli i nderit i Serbisë në pritjet zyrtare të Bujar Osmanit.
Prandaj, zhurma nuk u kryen punë. Tani le të dalin dhe të përgjigjen për Stajiqin, për fotografitë e për allashverishet që po u dalin në shesh.
Bujar Osmani duhet të përgjigjet qartë. Kush është Vlladimir Stajiq për Bujar Osmanin? Pse, në kohën kur Bujar Osmani krekosej me kryesimin e OSBE-së, Stajiqi ishte në pritje zyrtare si konsull i nderit i Serbisë në Maqedoninë e Veriut? Kush e ftoi? Çfarë raporti kishte me të? Shqiptarët meritojnë ta dinë të vërtetën.
Sa herë që BDI pyet ku është VLEN-i, përgjigjen do ta marrë prerë. VLEN është aty ku BDI nuk ishte kurrë, kundër çdo ndikimi serb, kundër çdo projekti që dëmton Kosovën dhe kundër çdo përpjekjeje për ta larguar Maqedoninë e Veriut nga rruga euroatlantike.


