Turpërohet Milani, barazon Juventus

Bournemouth ka tronditur Milanin në javën e tretë të Europa Ligës duke e mundur 3-0. Anglezët dominuan totalisht ndeshjen kundër kuqezinjve që vuajtën edhe episodet.

Në fillimin e sfidës një prekje e topit me dorë në zonë nga ana e De Vinter solli penalltinë për Bournemouth. Kluivert e ekzekutoi në mënyrë perfekte për golin e avantazhit.

Ndeshja u vështirësua akoma më shumë për skuadrën e Amorim kur portieri Maignan godet kundërshtarin brenda zonës.

Ndëshkohet me karton të kuq dhe sërish penallti. Nga pika e bardhë këtë herë shkon Taveriner dhe nuk gabon. Milani nuk pati forcë të reagonte dhe anglezët shënojnë edhe golin e tretë.

E majta e Adli është spektakolare për të tronditur kuqezinjtë që në 3 ndeshje kanë siguruar vetëm 3 pikë.

Juventusi ka barazuar 2-2 kundër Renne në sfidën e luajtur në Torino. Çelik kaloi në avantazh bardhezinjtë në minutën e 5-të, por francezët reaguan duke përmbysur ndeshjen që në pjesën e parë me Tamari dhe Bulaje Dia.

“Zonja e Vjetër” ia doli që në pjesën e dytë të barazonte gjithçka me anë të penalltisë së Voltemades.

Skuadra e Spaletit ruan pathyeshmërinë në 3 ndeshjet e para ku ka koleksionuar 2 fitore dhe 1 barazim.