Liga e Kampioneve vazhdon sot me sfida të tjera interesante në kuadër të fazës së ligës, ku dashamirësit e futbollit do të kenë mundësinë të ndjekin disa nga përballjet më të forta të futbollit evropian.
Vëmendja kryesore e mbrëmjes pa dyshim do të jetë në Mynhen, ku në orën 21:00 Bayern Munich-u pret në shtëpi skuadrën e Arsenalit në një nga supersfidat më të pritura të këtij rrethi. Po në këtë orar, gjiganti spanjoll Real Madrid do të përballet në shtëpi kundër RB Leipzig, ndërsa Interi pret Shakhtar Donetskun.
Ethet e Ligës së Kampioneve do të startojnë që nga ora 18:45 me dy sfidat e para: Como pret Manchester Unitedin, ndërsa Lille do të përballet me Galatasarayn. /IndeksOnline/



