Tre të lënduar në aksident trafiku në Shkup – Mercedes dhe Audi u përplasën

Tre persona u lënduan në një aksident trafiku që ndodhi mbrëmë në rrugën Belasica në Shkup, pranë qendrës tregtare East Gate,raporton Faktifitor.info

Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme, aksidenti ndodhi më 20 tetor, rreth orës 20:50, në kryqëzimin me rrugën Gjuro Djonovic, në drejtim të East Gate.

Në përplasje u përfshinë një makinë Mercedes, e drejtuar nga 37-vjeçari M.P. nga Shkupi, dhe një Audi, e drejtuar nga 21-vjeçari O.C., gjithashtu nga Shkupi.

Në aksident u lënduan të dy shoferët dhe një pasagjer.

Një ekip nga SPB Shkupi kreu inspektimin e vendit të ngjarjes./Faktiditor.info/