Nis largimi i dheut në autostradë, Ramadani: Qeveria heshti për gati dy vjet

Kandidati për deputet nga radhët e Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, ka reaguar pasi Qeveria e Kosovës nisi sot largimin e dheut të rrëshqitur në autostradën “Ibrahim Rugova”, duke akuzuar ekzekutivin për neglizhencë dhe mungesë përgjegjësie.

Ramadani ka thënë se rrëshqitja e dheut kishte mbetur pa u trajtuar për gati dy vjet, ndonëse sipas tij, në atë vend kanë humbur jetën dy gra në aksidente trafiku.

Reklame

“Sot, këta të Qeverisë paskan vendos me e heq dheun që ka rrëshqit në autostradë. Qe dy vjet gati as që kanë dashur”, ka shkruar ai.

Ai pretendon se vetëm presioni i madh publik ka detyruar institucionet të veprojnë, derisa ka paralajmëruar se përgjegjësit “do të dërgohen para drejtësisë”.

Ramadani gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve që në zgjedhjet e 7 qershorit ta largojnë këtë qeveri nga pushteti.

postimi:

By admin1