Protesta për Zvërnecin, protestuesit rrethojnë Ministrinë e Brendshme me tel me gjemba

Në Tiranë po mbahet protesta e dytë radhazi sa i përket mbrojtjes së Zvërnecit.

Gjatë protestës, disa nga qytetarët kanë rrethuar me tel me gjemba godinën e Ministrisë së Brendshme, si shenjë e protestës së tyre për mbrojtjen e Zvërnecit.

Reklame

Mijëra qytetarë janë mbledhur përpara Ministrisë së Brendshme, me marshimin që do të vijojë drejt Kryeministrisë.

Ky është tubimi i dytë radhazi.

SPAK ka nisur tashmë hetime mbi këtë çështje. Prokuroria e Posaçme ka konfirmuar zyrtarisht se ka nisur hetime mbi mënyrën e përfitimit të tokave në zonën e mbrojtur të Zvërnecit nga një rrjet i dyshimtë individësh dhe kompanish, si edhe mbi procedurat e zbatimit të projektit për ndërtimin e resorteve turistike, i promovuar si një investim i lidhur me dhëndrin e presidentit amerikan, Jared Kushner.

By admin7