Një sasi e madhe e cigareve puro në vlerë prej katër mijë eurosh është sekuestruar nga ekipi mobil doganor i Departamentit për Çështje Operative, pas një kontrolli të ushtruar në një autobus në hyrje të vendit, në vendkalimin kufitar Tabanoc.
Grand Kozmetik
Ndaj personit K.B., shtetas i Maqedonisë së Veriut, është dorëzuar padi penale në Prokurorinë Themelore Publike (PTHP) Kumanovë për veprën penale të kryer “kontrabandë”, e dënueshme sipas Kodit Penal. I dyshuari është shofer i autobusit, i punësuar në një kompani që kryen transport ndërkombëtar rrugor të udhëtarëve.
Në rastin konkret, ekipi mobil doganor, për shkak të dyshimit të bazuar, e ka ndaluar autobusin për një kontroll të detajuar, me çka nën ulëset si dhe në një zbrazëtirë fabrikate janë gjetur gjithsej 312 copë cigare puro nga prodhues të ndryshëm. Detyrimet e shmangura tatimore vlerësohen në 174,9 mijë denarë. Produktet e akcizës, të cilat ishin lëndë e përpjekjes për kontrabandë, janë sekuestruar dhe me urdhër të PTHP Kumanovë do t’i dorëzohen Agjencisë për Menaxhimin e Pronës së Sekuestruar.
Drejtoria e Doganave vazhdon me kontrolle të përforcuara me qëllim të parandalimit të tregtisë ilegale me produkte të akcizës, mbrojtjes së interesave financiare të shtetit, mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve dhe sigurimit të kushteve për një ekonomi të ndershme.

