Ja kush eshte aktivistja e VV-së e quan Rifat Jasharin “matuf plak” pas takimit me Sami Lushtakun

Xhevrie Ademi, e njohur si aktiviste e Lëvizjes Vetëvendosje dhe nëna e një ish-kandidateje për Asamblenë Komunale në Fushë Kosovë, ka shkaktuar reagime të shumta pas një postimi në rrjetet sociale ku ka fyer rëndë Rifat Jasharin.

Reagimi i saj erdhi pasi në internet u publikuan pamje ku Rifat Jashari dhe Sami Lushtaku shihen së bashku duke pritur ngushëllime për vdekjen e Sahit Jasharit, luftëtarit të hershëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe familjarit të komandantit legjendar Adem Jashari.

Në postimin e saj, Ademi ka përdorur gjuhë fyese dhe denigruese ndaj Rifat Jasharit, duke e quajtur atë “matuf plak” dhe “gërxhull plak”. Ajo madje ka lënë të kuptohet se nuk do të habitej nëse në të ardhmen do ta shihte atë edhe në shoqëri të përfaqësuesve të Listës Serbe.

Komentet e saj kanë nxitur debat dhe reagime në rrjetet sociale, duke pasur parasysh respektin dhe simbolikën që gëzon Rifat Jashari në opinionin publik shqiptar.

Xhevrie Ademi njihet si mbështetëse e zëshme e Lëvizjes Vetëvendosje. Në fotografi të publikuara më herët, ajo është parë në shoqëri të figurave të larta të kësaj partie, përfshirë ministren në detyrë Albulena Haxhiu dhe kryetarin e Komunës së Fushë Kosovës, Valon Prebreza.

Ahmeti: Themeluesit e UÇK-së dhe BDI-së po u lënë vend të rinjve, unë do t’u bashkohem veteranëve

By admin