Një situatë emergjente është regjistruar në një kazino, ku është dashur ndërhyrja e menjëhershme e ekipit të ndihmës së shpejtë pas raportimeve se një person kishte pësuar probleme shëndetësore.
Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, ekipet mjekësore kanë mbërritur me shpejtësi dhe i kanë ofruar ndihmën e parë personit, ndërsa më pas e kanë vendosur në autoambulancë për ta transportuar drejt spitalit.
Në video shihen mjekët dhe personeli emergjent duke kryer procedurat e nevojshme për stabilizimin e gjendjes së tij para transportit. Ndërkohë, të pranishmit në kazino kanë ndjekur me shqetësim zhvillimet e ngjarjes.
Deri në këto momente nuk janë bërë të ditura detaje zyrtare mbi identitetin e personit apo gjendjen e tij shëndetësore. Autoritetet dhe shërbimet mjekësore pritet të japin më shumë informacione në vijim.
https://www.facebook.com/reel/1498396695271583
A i kishte në shënjestër Rama VV-në dhe VLEN-in me deklaratën e tij?

