I akuzuar për përdhunim, djali i princeshës së kurorës së Norvegjisë dënohet me 4 vite burg

Marius Borg Høiby, 29 vjeç, djali i Princeshës së Kurorës së Norvegjisë, Mette-Marit, është shpallur fajtor për dy akuza për përdhunim dhe është dënuar me katër vite burg.

Tre gjyqtarët në sallën 250 të Gjykatës së Qarkut në Oslo e shpallën atë të pafajshëm për dy akuza të tjera për përdhunim, por e gjetën fajtor për shumë nga veprat e tjera për të cilat ishte akuzuar.

Høiby nuk ishte i pranishëm në gjykatë gjatë shpalljes së vendimit, por mori pjesë në seancë përmes lidhjes me video.

Prokurorët kishin kërkuar që ai të dënohej me shtatë vjet e shtatë muaj burg, ndërsa avokatët e tij kishin kërkuar një dënim më të lehtë prej 18 muajsh dhe kanë të drejtë ta apelojnë vendimin.

By admin5