Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se Izraeli ia detyron ekzistencën e tij të vazhdueshme Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Nëse nuk do të ishte për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me mua në krye sepse, Obama ishte e kundërta, Izraeli nuk do të ekzistonte tani. Izraeli do të ishte fshirë nga faqja e dheut, 100 për qind. Dhe çdo person i mençur në Izrael e di këtë”, tha presidenti amerikan Donald Trump gjatë komenteve të tij në samitin e liderëve botërorë të G7 në Francë.
Trump kritikoi gjithashtu kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, duke thënë se ai duhet të jetë “më i përgjegjshëm në lidhje me Libanin”.
Izraeli dhe Hezbollahu vazhduan përplasjet edhe dje, ndërsa Netanyahu e ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të tërheqë forcat izraelite nga jugu i Libanit, nga Rripi i Gazës apo nga Siria.

