Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka ngritur tetë akuza ndaj tre personave, të cilët dyshohet se kanë organizuar një seri sulmesh dhe komplotesh terroriste në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë, në mbështetje të interesave të Iranit.
Sipas aktakuzës, tre të dyshuarit, Mohsen Mohajeri, Mohammad Ali al-Hassani dhe Mohammad Baqer Saad Dawood al-Saadi, dyshohet se kanë koordinruar sulme përmes një grupimi të quajtur Harakat Ashab al-Yamin al-Islamiya, i cili mori përgjegjësinë për 18 sulme në Evropë gjatë pranverës së vitit 2026.
Shtatë prej tyre, sipas autoriteteve amerikane, ndodhën në Britaninë e Madhe.
Në qendër të hetimeve është edhe incidenti pranë bazës ajrore RAF Fairford, ku më 27 shtator u konstatuan tre furgonë të dyshimtë.
Sipas prokurorëve amerikanë, një prej të akuzuarve kishte paguar persona ne Britani për të vëzhguar perimetrin e bazës dhe për të siguruar automjete e karburant, me qëllim realizimin e planit.
Në furgonë nuk u gjetën lëndë shpërthyese, por autoritetet sekuestruan një sasi benzine. Shtatë persona janë arrestuar në Britani në lidhje me këtë incident.
FBI pretendon se të tre të dyshuarit kishin lidhje me Gardën Revolucionare Islamike të Iranit. Ndërkohë, Teherani i ka mohuar kategorikisht akuzat për përfshirje në ngjarjen pranë bazës britanike.
Pas incidentit, Shtetet e Bashkuara tërhoqën bombarduesit e tyre nga RAF Fairford, duke përmendur shqetësimet për sigurinë e bazës.



