Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani ka reaguar për herë të parë, pasi kësaj radhe nuk arriti votat e nevojshme për deputet.
Ai ka falëndëruar qytetarët për besimin dhe mbështetjen që i kanë dhënë në këto zgjedhje.
“Falënderimi im i sinqertë shkon për secilin qytetar që më votoi në çdo cep të Kosovës, për çdo anëtar e simpatizant të PDK-së që qëndroi pranë meje, pavarësisht sfidave, pengesave dhe kundërshtive që u shfaqën edhe brenda vetë partisë”, ka shkruar ndër të tjera ai.

