Bekim Sali: Rezoluta e PE-së konfirmon perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut

Zv/kryeministri i parë, Bekim Sali, ka vlerësuar Rezolutën e Parlamentit Evropian për Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se dokumenti konfirmon mbështetjen për perspektivën evropiane të vendit dhe vlerat mbi të cilat ndërtohet shoqëria multietnike.

“Rezoluta e Parlamentit Evropian konfirmon se perspektiva evropiane e Maqedonisë së Veriut mbetet e fortë.

Mbështetja për Marrëveshjen e Ohrit, përfaqësimin e drejtë dhe adekuat, përdorimin e gjuhës shqipe dhe karakterin multietnik të shtetit janë mesazhe të rëndësishme për të ardhmen tonë evropiane.

Në të njëjtën kohë, rezoluta kërkon më shumë reforma, luftë kundër korrupsionit dhe mbrojtje nga dezinformimi dhe ndikimet anti-evropiane.

Rruga drejt BE-së vazhdon me përgjegjësi, reforma dhe bashkëpunim”, ka shkruar Sali.

By admin4