Të gjithë bashkë në pushime, Shyhretja ndan foton familjare

Shyhrete Behluli ka zgjedhur që ditët e pushimit t’i kalojë në Greqi së bashku me familjen e saj. Këngëtarja e njohur ka ndarë disa fotografi në rrjetet sociale, ku shfaqet e lumtur pranë bashkëshortit, fëmijëve, nipërve dhe mbesave.

Krahas imazheve, ajo ka shkruar: “Pushimi bëhet më i mirë kur jam e rrethuar me familje”, transmeton IndeksOnline.

Pushimet familjare në Greqi tashmë janë kthyer në një traditë për familjen Behluli, e cila edhe këtë vit ka zgjedhur të krijojë kujtime të bukura pranë njëri-tjetrit.

By admin4