Doganat e Maqedonisë: Një mjek dhe infermiere kapen me 199 shishe Botox kontrabandë nga Korea

Një mjek dhe një infermiere janë akuzuar për kontrabandë dhe mashtrim doganor pasi u përpoqën të futnin kontrabandë 199 shishe “Botox” në Maqedoni në një pako të deklaruar gabimisht si “mostra kozmetike”, njoftojnë nga Doganat e Maqedonisë. Sipas fotove të publikuara nga Dogana, Botox është nga marka Sotorior.

Padia penale është duke u përpunuar nga Prokuroria Publike në Shkup, e cila ka lëshuar urdhër për kërkim në tre lokacione. Mjeku punon në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” dhe, sipas informacioneve fillestare nga hetimi paraprak, ka porositur 199 flakona Botox me vlerë 615 mijë denarë nga një kompani koreane dhe është pajtuar që ato të deklarohen në faturë si 10 copë produkte kozmetike me një vlerë totale prej 80 dollarësh.

By admin4