Maqedonia nën valën e të nxehtit, temperaturat arrijnë deri në 35°C

Meteorologët për sot parashikojnë mot me diell dhe të ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Në orët e pasdites, në disa vende do të ketë kushte për paraqitje të rralla të bubullimave. Gjatë ditës do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga 8 deri në 17 gradë Celsius, ndërsa ajo e ditës nga 26 deri në 35 gradë.

Edhe në Shkup sot moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura do të jetë në intervalin prej 15 deri në 35 gradë.

Për nesër, sipas parashikimit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), pritet mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa në pjesët perëndimore të vendit herë pas here erë më e fuqishme nga drejtimi veriperëndimor. Mot i ngjashëm parashikohet edhe për Shkupin – me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura ditore nesër do të arrijë deri në 36 gradë.

Nga e hëna pritet të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë, ndërsa në orët e pasdites do të ketë kushte për zhvillim të vranësirave të paqëndrueshme, të shoqëruara me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar.

By admin7