Fotoja e Melindes me Bardhin zbulon gjithçka …

Melinda Ademi ka ngjallur interes te fansat pasi publikoi fotografi me Bardhi, duke konfirmuar një bashkëpunim të ri muzikor.

Artistja ndau postimin në rrjetet sociale me mbishkrimin:

“Sjena Mo” ft. @bardhi / 01.07.2026 / Ora 18:00 ”, përcjell Indeksonline.

Me këtë njoftim, Melinda bëri të ditur se kënga e re, e titulluar “Sjena Mo”, do të publikohet më 1 korrik 2026, në ora 18:00.

Ky nuk është bashkëpunimi i parë mes Melindës dhe Bardhit, pasi dyshja ka sjellë edhe projekte të suksesshme në të kaluarën, duke korrur suksese të shumta.

By admin4