Gazetari Berat Buzhala e sheh të paudhë çfarëdo paramendimi për koalicion me Vetëvendosjen e cila veçse i ka numrat për të ndërtuar qeverinë.
Por, te çështja e presidentit, që në rrafshin politik aktual mund të zgjidhet veçse me votat e PDK-së, Buzhala shkroi se Vetëvendosje nuk duhet të ketë të drejtën e propozimit të asnjë emri për president.
“Opozita i jep dy emra, për të cilët votohet në Kuvend. Kaq e thjeshtë është,” shkroi ai.
Postimi i plotë:
Kurti i ka numrat me e bo qeverinë. Çdo koalicion qeveritar me të është i kotë dhe është i padobishëm.
Partitë opozitare, nëse kanë parime, duhet me diskutu me Kurtin veç për punën e Presidentit.
Në fakt, këtë mundësi e ka veç Partia Demokratike e Kosovës, pa votat e së cilës vështirë se mundet me u zgjedhë Presidenti.
Prandaj, PDK duhet me ia ripërsëritë Kurtit kërkesën e para disa muajve: Presidenti duhet me u zgjedhë si propozim i opozitës.
Për me u siguru që kjo ndodhë, LVV nuk duhet me pasë drejt me propozu askend për president. Opozita i jep dy emra, për të cilët votohet në Kuvend.
Kaq e thjeshtë është.
Këto lojnat jo po dikend nga shoqëria civile, jo po dikend nga hamami i hyrës, nuk duhet me ardhë në shprehje. Mundet me kanë nga shoqëria civile, por duhet me kanë propozim i opozitës, PDK.



