Sot moti do të jetë me diell dhe me vranësira të pakta. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të lëvizë nga 11 deri në 20 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 28 deri në 34 gradë Celsius.
Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe me vranësira të pakta. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi. Temperatura minimale do të zbresë në 15 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 34 gradë.
Sipas parashikimit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), të shtunën moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare dhe erë të lehtë deri mesatare nga drejtime të ndryshueshme.
Të dielën priten kushte për mot jostabil, me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar, kryesisht nga drejtimi veriperëndimor. Nga e hëna pritet një periudhë me mot kryesisht të qëndrueshëm dhe të ngrohtë, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.



