Rama prezanton projektin e lidhjes së “Rrugës A” me lagjen “Emshir”

Projekti i penetrimit të Veternikut është finalizuar.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

Sipas Ramës, me këtë investim do të krijohet një lidhje e re ndërmjet “Rrugës A” dhe lagjes “Emshir”, duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin dhe duke shkarkuar trafikun në hyrje të Prishtinës.

Postimi i plotë:

Projekti i penetrimit të Veternikut është finalizuar.

Me këtë investim krijojmë një lidhje të re ndërmjet “Rrugës A” dhe lagjes “Emshir”, duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin dhe duke shkarkuar trafikun në hyrje të Prishtinës, veçanërisht për automjetet që vijnë nga Gjilani, Ferizaj dhe autostrada.

By admin4