Kur fatkeqësitë na bëhen lajm i mirë!
Diçka nuk është në rregull me ne si shoqëri.

Kemi grumbulluar shumë energji negative dhe, më shumë se kurrë, kemi nevojë të sillemi me maturi, sepse jeta është e shkurtër dhe e papërsëritshme.

Po shndërrohemi në një realitet tragjikomik, ku shpesh duket sikur ushqehemi me lajme të këqija dhe të reme, edhe më keq, gjejmë kënaqësi të ndodh një fatkeqësi.

Çdo ngjarje, qoftë edhe një situatë e përkohshme, shndërrohet menjëherë në dramë, në akuza, shpifje dhe ironi. Në vend të solidaritetit dhe mirëkuptimit, zgjedhim përçarjen, gjykimin dhe dënimin publik, pa u përpjekur më parë të kuptojmë të vërtetën.

Kjo nuk është vetëm një krizë institucionale, por edhe një krizë morale. Një shoqëri nuk matet vetëm me zhvillimin ekonomik apo teknologjik, por, mbi të gjitha, me mënyrën se si sillet në kohë vështirësish, me kulturën qytetare, moralin dhe humanizmin që dëshmon.

Na duhet më shumë njerëzi, më shumë përgjegjësi dhe më pak gëzim për fatkeqësi. Sepse kur humbet ndjenja e solidaritetit, humbet edhe një pjesë e shpirtit të shoqërisë.

Konkurrenca matet në mejdan, me rregulla të ndershme gare, jo me kurthe, shpifje dhe padrejtësi.

Ata që kanë kaluar sprova të ngjashme janë të parët që kuptojnë të vërtetën dhe zgjasin dorën e ndihmës. Të tjerët e kuptojnë vetëm kur jeta i vendos përballë padrejtësive. Dhashtë Zoti që askush të mos sprovohet për ta mësuar këtë të vërtetë.

Njerëzia nuk provohet kur gjithçka shkon mirë, por në ditët më të vështira. Pikërisht atëherë tregohet madhështia e njeriut dhe e një shoqërie.

By admin7