KF Llapi ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me mesfushorin ofensiv kroat Pjero Škarić, i cili ka nënshkruar kontratë me klubin në verën e vitit 2028.

Pas përfundimit me sukses të ekzaminimeve mjekësore, 27-vjeçari i është bashkuar skuadrës dhe tashmë ka nisur përgatitjet me bardhekaltërit për sezonin e ri.

Škarić vjen në Podujevë pas një sezoni shumë të suksesshëm me NK Hrvace, ku në 34 paraqitje realizoi 10 gola dhe kontribuoi me 5 asistime, duke qenë një nga lojtarët më të spikatur të skuadrës./Indeksonline/

By admin4