Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi e ka quajtur Kurtin se vrasës serial të rendit kushtetues. Deputetja vlerëson se Kurtin po e trajton shtetin si pronë politike. “Albin Kurti po shndërrohet në vrasës serial të rendit kushtetues dhe institucional të Republikës së Kosovës.
Një kryeministër në detyrë nuk mund ta trajtojë shtetin si pronë politike dhe institucionet si mjete për zgjatjen e pushtetit. Demokracia nuk matet vetëm me fitimin e zgjedhjeve, por mbi të gjitha me respektimin e rregullave, institucioneve dhe kufizimeve kushtetuese.
Kosova ka nevojë për institucione funksionale, llogaridhënie dhe respektim të Kushtetutës dhe jo për bllokim, improvizim dhe kapje të institucioneve.
Kur shkelet rendi kushtetues, dëmtohet shteti. Kur zvarritet konstituimi i Kuvendit, dëmtohet demokracia. Dhe kur pushteti vendos interesin politik mbi institucionet, cenuhet vetë Republika.
Kosova nuk është më vetëm një krizë politike. Është krizë e rëndë institucionale dhe kushtetuese”, shkruan Musliu-Shoshi në reagim./Indeksonline/



