Ramadani për Kurtin dhe VV’në: Joseriozitet, nuk e di a i ka dalë “malli” i keq këto ditët e fundit apo jo

Deputeti i AAK-së, Burim Ramadani, ka folur për media para nisjes së seancës konstituive. Ai ka thënë se ndonëse LVV e ka thirrur seancën për sot, ata janë vonuar.

Ramadani ka thënë se kjo situatë është joseriozitet dhe ka vazhduar tutje duke thënë se “nuk e di nëse i ka dalë malli i keq këto ditët e fundit”, duke mos specifikuar se për kë e ka fjalën.

“Kosova ka humbur shumë kohë, Këta po e vazhdojnë humbjen e kohës. Po bëhet gati një orë që s’kanë ardhë sot. Secila situatë veç që po e dëmton e rëndon jetën e secilit njeri. Pra është jo seriozitet, Nuk e di a i ka dalë malli i keq këto ditët e fundit apo jo, por një problem është këtu. Është problem përtej politik, e përtej partiak”, ka thënë ai.

Ramadani nuk ka sqaruar tutje punën e “mallit”.

By admin7