Luboteni në përvjetorin e masakrës!

Kujtesë

Si sot më 12 gusht, mbushen 25 vjet nga masakra e fshatit Luboten të Shkupit.
Dy dekada e gjysmë më parë forcat speciale sllavo-maqedone pasi nuk ia mbajti të përleshen me luftëtarët e UÇK-së, janë hakmarrë ndaj popullatën civile, duke masakruar 10 nga banorët e fshatit.

Një çerek shekulli më pas krimi shtetëror ndaj civilëve shqiptarë të Lubotenit mbeti i pandëshkuar, ku duket sikur të ishin marrë vesh me ndërkombëtarët që shqiptarët mos ngrinin padi ndaj krimenëleve branitellë, Lube Boshkovski dhe Johan Tarçullovski për krimet e tyre ndaj civilëve shqiptarë.

Kjo ishte paqja e larë me gjak që nuk vuri drejtësi, por vuri zinxhirë te rinj të skllavërisë me porosi nga Brukseli në MO, ku puthadorët shqiptarë e quajnë marrëveshje historike, me të cilën shqiptarët trajtohen si nomadë dhe gjuha shqipe përdhoset në kushtetutë me emrin e turpit si 20%!

Çfarë kanë për të kujtuar sot partiçkat tona me masakrën e Lubotenit, ku krimi shtetëror nuk u ndëshkua, ndërsa statusi i kombit shqiptar dhe i gjuhës shqipe ngeli i barabartë me arixhinjte e Shutkës?

Turpi i mbuloftë faqezinjtë tanë të subjekteve politike, që për hir te pushtetit pranuan për shqiptarët në MO dhe në kushtetutë termin ofendues si nomadë pa emër, pa gjuhë dhe pa identitet!

Lavdi viktimave të Lubotenit!

Medai Shaholli

By admin7