Deputetët e PDK-së dhe Aleancës janë futur në sallën e Kuvendit të Kosovës.
Opozita po kërkon nga partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje, që të vazhdojë me konstituimin e kuvendit dhe krijimin e institucioneve të reja.
Nga ana tjetër, Vetëvendosje nuk po pranon të vazhdojë seancën konstituive pa një marrëveshje paraprake me opozitën për zgjedhjen e presidentit të ri. /IndeksOnline/



