Sulm i armatosur në Haraçinë: Të shtëna me armë ndaj një veture!

Dy burra u plagosën pasi u qëllua me armë zjarri në një makinë në të cilën ndodheshin në rrugën “18” në Haraçinë,raporton Faktiditor.info

Të shtënat u raportuan këtë mëngjes në orën 5:45 të mëngjesit në SPB Shkup. Zyrtarët e policisë nga Departamenti i Policisë së Haraçinës dhe Njësia e Policisë Ndërhyrëse shkuan në vendngjarje dhe përcaktuan se ishte qëlluar me armë zjarri në një makinë “Skoda” me targa të Shkupit.

Brenda automjetit ndodheshin I.I. (34) dhe Sh.I. (42), të cilët pësuan lëndime. Ata u dërguan në Spitalin “Sveti Naum Ohridski” në Shkup për ndihmë mjekësore,raporton Faktiditor.info

Policia po merr masa për të zbardhur plotësisht sulmin e armatosur./Faktiditor.info/

By admin7