Nëse nuk e dini serbishten, duhet t’ju rrahin me shuplaka” – deklarata skandaloze në takimin e Vuçiqit në Preshevë

Një deklaratë e rëndë është bërë gjatë takimit të presidentit serb Aleksandar Vuçiq me banorë në Preshevë.
Një grua nga komuniteti serb, duke iu ankuar Vuçiqit për shqiptarët që punojnë në institucionet e Preshevës, është shprehur se ata nuk flasin serbisht dhe, sipas raportimeve të mediave shqiptare, ka bërë thirrje që shqiptarët të “rrihen me shuplaka”.
Vuçiqi, në vend që ta kundërshtojë këtë gjuhë, është përgjigjur se shqiptarët “dinë serbisht, por nuk duan të flasin”.
Deklaratat kanë shkaktuar reagime, ndërsa kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka kërkuar trajtim të barabartë për shqiptarët, duke theksuar se Presheva nuk mund të funksionojë me dy standarde.
Vizita e Vuçiqit në Preshevë u shoqërua edhe me premtime për investime në infrastrukturë në zonat e banuara nga serbët.
Në një vend ku shqiptarët janë shumicë, mbetet pyetja: pse investimet dhe vëmendja e Beogradit shoqërohen me një gjuhë kaq përçmuese ndaj shqiptarëve?

By admin7