Jose Mourinho me futboll super sulmues, tjetër fitore në La Liga me Real Madridin

Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore të thellë 4:0 ndaj Malagas, në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë në La Liga.

Golat për skuadrën e Jose Mourinhos i shënuan: Bellingham, Herrero (autogol), Mbappe dhe Arda Guler, shkruan Indeksonline

Me këtë fitore, Real Madrid shkon në kuotën e nëntë pikëve në pozitën e parë.

Bilanc tejet pozitiv i skuadrës madrilene në këtë fillim të sezonit, ku ka shënuar 10 goal dhe ka pranuar vetëm dy./Indeksonline./

By admin7