Rexhepi: Shkup–Bllacë, ku është plani dhe projekti i ri?

Ish-zëvendësministri i Transportit nga radhët e BDI-së, Bekim Rexhepi, ka ngritur një sërë pikëpyetjesh lidhur me trasenë e autostradës Shkup–Bllacë.

Reagimi i tij vjen pas deklaratave të ministrit të Transportit se traseja e autostradës nuk do të kalojë nëpër parcela të funksionarëve të BDI-së.
Rexhepi pyet nëse kjo nënkupton se traseja është ndryshuar apo nëse pretendimet për parcelat kanë qenë të sajuara.
“A ekziston plan i ri urbanistik? A ekziston projekt i ri? A është miratuar ndonjë ndryshim i trasesë?”, pyet Rexhepi.
Sipas tij, nëse ekziston një trase e re, atëherë duhet të ekzistojnë edhe dokumentet përkatëse.

Rexhepi kërkon që institucionet të publikojnë planin e ri urbanistik, projektin e ri, vendimin për ndryshimin e trasesë dhe hartën e parcelave nëpër të cilat kalon rruga.
“Nuk ka as plan të ri urbanistik, as projekt të ri. Punojnë me planin dhe projektin që e ka bërë Ali Ahmeti dhe Bashkimi Demokratik për Integrim”, shprehet Rexhepi.
Autostrada Shkup–Bllacë ka qenë në qendër të përplasjeve politike mes BDI-së dhe pushtetit aktual.