Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të ndalojnë dhënien e ndihmës ushtarake për Izraelin pas përfundimit të vitit 2026. Sipas tij, ky vendim është dakorduar më herët me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.
Në një intervistë për televizionin Fox News, Trump tha se SHBA-ja i jep Izraelit rreth 4 miliardë dollarë në vit, por kjo marrëveshje do të përfundojë në fund të këtij viti.
Ai shtoi se Izraeli nuk ka më nevojë për këtë ndihmë, por theksoi se Uashingtoni do të vazhdojë ta ndihmojë vendin nëse paraqitet nevoja.
Deklarata e Trumpit vjen në kuadër të ndryshimeve në marrëdhëniet financiare dhe ushtarake mes dy aleatëve.



