Dikush tentoi të vidhte arkën e xhamisë Medina në Viti, dalin pamjet e të dyshuarit

Në zhaminë Medina në Viti është tentuar të vidhej arka e xhamisë më 5 shtator 2026, rreth orës 09:00 të mëngjesit.

Sipas njoftimit të personelit të xhamisë, menjëherë pas rastit në vendngjarje kanë dalë organet kompetente, të cilat kanë nisur veprimet për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e personit të dyshuar.

Nga xhamia Medina kanë bërë të ditur se së shpejti pritet të publikohen edhe pamje nga kamerat e sigurisë, si dhe informacione të tjera që mund të ndihmojnë në identifikimin e të dyshuarit.

Besimtarët dhe qytetarët janë ftuar që, nëse kanë informacione që mund të ndihmojnë në zbardhjen e rastit, t’i përcjellin ato tek organet kompetente.