Vëllai i Kadri Veselit dhe djali i tij, Klestori, kanë arritur në Gjykatën e Hagës, aty ku pas një ore do të shpallet aktgjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Të shoqëruar nga familjarët, vëllai dhe Klestori pritën radhën për të hyrë në objekt, teksa shumë qytetarë nisën brohoritjet “UÇK”, raporton IndeksOnline.
Pak më herët, në Gjykatë arritjen edhe familjarët e Hahsim Thaçit dhe Rexhep Selimit.
Kujtojmë se seanca fillon në orën 10:00./IndeksOnline/



