Policia në Hagë ka kërkuar nga protestuesit që të largohen nga objekti i Gjykatës, aty ku pas një ore do të fillojë seanca për krerët e UÇK-së.
Forca të shtuara policore janë vënë re gjithandej Hagës sot, teksa perimetri i Gjykatës u blindua qysh në orët e hershme të mëngjesit, raporton IndeksOnline.
Përballë me to janë vendosur mijëra shqiptarë, me flamuj e plisa në kokë, që po brohorasin për lirinë e çlirimtarëve.
Kujtojmë se seanca fillon në orën 10 dhe do të zgjasë dy orë.



