Protestat që kanë përfshirë disa qytete të Shqipërisë janë shoqëruar me incidente të dhunshme edhe në Durrës.
Gjatë tubimit janë shkatërruar kosha mbeturinash dhe tabela rrugore, duke shkaktuar dëmtime në hapësirat publike të qytetit bregdetar, raporton A2CNN.
Incidentet në Durrës vijnë në një kohë kur protestat e studentëve dhe gjimnazistëve janë shoqëruar me përplasje me policinë dhe dëmtime të institucioneve publike në Tiranë dhe qytete të tjera.
Situata mbetet e tensionuar, ndërsa tubimet vijojnë në disa zona të vendit.



