Alarm për bombë në institucionet e drejtësisë në Fier, evakuohen punonjësit

Një mesazh kërcënues për vendosjen e lëndëve shpërthyese ka shkaktuar alarm në Fier.

Sipas Top News, godinat e Gjykatës dhe Prokurorisë janë evakuuar, ndërsa policia ka rrethuar zonën dhe po kryen kontrolle për verifikimin e kërcënimit.

Paralelisht, vijojnë hetimet për identifikimin e autorit të mesazhit.

Kërcënimi me e-mail është bërë në rreth 140 adresash institucionesh në vend.