Një drejtues i stacionit për kontroll teknik të dyshuar për përvetësim të mbi 41.5 milionë denarë

Drejtoria e Policisë Financiare ka ngritur kallëzim penaël deri në Prokuroria Themelore Publike Tetovë kundër M.N. drejtues i shoqatës për kryerje të kontrolleve teknike të automjeteve motorike, për shkak të dyshimnit për vepër të vazhduar penale “Përvetësim në detyrë”, të nenit 354 të Kodit Penal.

Siç njoftoi Policia Financiare, i raportuari në periudhën nga 1 janari i vitit 2022 deri më 31 dhjetor të vitit 2025, duke përdorur autorizim në shoqatë, ilegalisht ka përvetësuar mjete financiare të paguara nga qytetarët dhe persona juridikë gjatë regjistrimit të mjeteve motorike, të cilët kanë qenë të dedikuara për pagesë të të dhënave publike drejt disa institucioneve.

Në këtë mënyrë, personi juridik ka përfituar dobi të paligjshme pasurore në vlerë prej 41.518.042 denarë, në dëm të komunave, Ministrisë së Mjedisit Jetësor, Shërbimit për Ndihmë dhe Informacion, Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë dhe Këshillit Republikan për Siguri në Trafikun Rrugor.

Policia Financiare gjithashtu informon se, me qëllim fshehjen e gjurmëve të krimit, gjatë viteve 2022 dhe 2024, i pandehuri në mënyrë të paligjshme ka shlyer detyrime publike në vlefrë të përgjithshme prej 17.090.623 denarëve, me ç’rast në evidencat e kontabilitetit e ka zvogëluar borxhin ndaj subjekteve të listuara dhe ka shfaqur një shumë më të vogël të detyrimeve bazuar në detyrime publike.