Kumanovë! Policia gjen para, automjete dhe dokumentacion gjatë aksionit kundër krimit të organizuar

Gjatë aksionit policor në Kumanovë, që ka në shënjestër një grup të dyshuar kriminal, raportohet se janë gjetur para, automjete dhe dokumentacion që mund të shërbejnë si prova në hetime.

Grupi dyshohet për përfshirje në zhvatje, fajde, kërcënime dhe pastrim parash. Hetimet përfshijnë edhe një këmbimore dhe një zyrë noteriale, ndërsa si organizator i dyshuar përmendet një person me nofkën “Shtuka”.

Aksioni zhvillohet në koordinim me Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.