Fuego dhe Nichi kërkojnë përballje kokë më kokë në nominim

Tensionet mes reperëve Fuego dhe Nichi në Big Brother VIP Kosova 5 po vazhdojnë, ndërsa të dy kanë shprehur gatishmërinë për t’u përballur drejtpërdrejt në nominim.

I pari ishte Fuego, i cili deklaroi se nuk e ka problem të dalë në nominim ballë për ballë me cilindo banor të shtëpisë.

“Jam i gatshëm në nominim ballë për ballë me secilin. Gjene një rregull me thy edhe hina n’nominim”, u shpreh Fuego.

Edhe Nichi u dëgjua duke shprehur të njëjtën dëshirë për nominim kokë më kokë me Fuegon, duke i bërë thirrje Vëllait të Madh që t’ua mundësojë një përballje të tillë.

“Këtë moment jam i gatshëm. Qitna, Vëllai i Madh, kokë më kokë”, dëgjohet duke thënë Nichi.