Pas lajmeve për paraqitjen në gjykatë, Mozzik shfaqet në një moment krejt tjetër!

Mozzik ka ndarë me ndjekësit një moment të ëmbël familjar.

Reperi ka publikuar në Instagram Story një selfie të realizuar në shtëpi, ku shfaqet duke mbajtur pranë gjoksit djalin e tij të vogël, Ozin.

Ky postim vjen një ditë pas vëmendjes mediatike që mori paraqitja e tij pranë Pallatit të Drejtësisë.

Sipas pamjeve të publikuara nga Indeksonline, Mozzik është parë në hyrje të këtij institucioni, ndërsa deri tani nuk janë bërë të ditura arsyet e paraqitjes së tij.

Në pritje të më shumë informacioneve rreth kësaj çështjeje, reperi ka ndarë me ndjekësit një moment nga jeta e tij private, këtë herë në shoqërinë e të birit.