Sinan Vllasaliu vjen me një këngë të re, këtë herë dedikim për nënën

Këngëtari i njohur Sinan Vllasaliu duket se ka gati një projekt të ri muzikor, i cili pritet të jetë mjaft emocionues për publikun.

Këtë herë, artisti ka zgjedhur t’i kushtojë një këngë personit më të shtrenjtë në jetë – nënës, shkruan Indeksonline.

Me mbishkrimin “Coming Soon”, Sinani ka paralajmëruar ardhjen e këngës së re, duke zgjuar kureshtjen dhe emocionet e fansave të tij.

Një dedikim për nënën, dashurinë dhe mirënjohjen ndaj saj, që pritet të prekë zemrat e shumë dëgjuesve.

Tashmë mbetet të presim publikimin e këngës për të zbuluar emocionet që Sinan Vllasaliu do të sjellë këtë herë përmes muzikës së tij.