Arrestohet 18-vjeçari nga Radiovca, dyshohet se bëri alarm të rremë për bombë në Gjimnazin “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë

Një 18-vjeçar nga fshati Radiovcë është arrestuar nën dyshimin se ka bërë një denoncim të rremë për vendosjen e bombës në Gjimnazin “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë, përcjell tetova1

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), më 17 nëntor 2026, në periudhën nga ora 05:45 deri në 07:25, zyrtarët policorë nga Sektori për Luftimin e Terrorizmit, Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit, në bashkëpunim me Sektorin për Kriminalitet Kompjuterik dhe Njësinë Policore të Zherovjanit pranë SPB-së Tetovë, kanë kryer bastisje në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të 18-vjeçarit me inicialet A.D. në fshatin Radiovcë.

Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale sipas nenit 366 të Kodit Penal, përkatësisht për alarm të rremë për vendosjen e bombës në shkollën e mesme komunale, gjimnazin “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë.

Gjatë bastisjes është gjetur dhe konfiskuar një telefon celular, ndërsa 18-vjeçari është privuar nga liria dhe është mbajtur në stacion policor për procedura të mëtejshme.