Një detaj që tërhoqi vëmendjen nga takimi mes Donald Trump dhe Vladimir Putinit në Shenzhen ishte kufizimi i rreptë i pranisë së mediave.
Brenda sallës u lejua vetëm një kamerë televizive, ndërsa dy presidentët shoqëroheshin nga bashkëpunëtorët e tyre më të afërt.
Në krah të Trump ishin sekretari i Shtetit, Marco Rubio, dhe sekretari i Thesarit, Scott Bessent, ndërsa Putin shoqërohej nga ministri i Jashtëm Sergei Lavrov dhe zyrtarë të tjerë të lartë rusë.
Ky ishte takimi i tyre i tetë ballë për ballë, pas atij në Alaskë në vitin 2025, ku bisedimet për përfundimin e luftës në Ukrainë nuk sollën një marrëveshje zyrtare.



