Alarm për bombë edhe në shkollën “Liria”, nxënësit dalin në oborr

Një alarm për bombë është raportuar në shkollën “Liria” në Tetovë, duke bërë që nxënësit të largohen nga mësimi.

Ky është rasti i dytë i alarmeve për bomba në shkolla, pasi ditë më parë një denoncim i ngjashëm u bë edhe në Gjimnazin e Tetovës. Alarmi doli të jetë i rrejshëm ndërsa dje policia arrestoi një 18 vjeçar për këtë denoncim.