“Të q*fsha familjen”, Bardhi shpërthen ndaj Labit pas komentit për martesën me Sarën

Një koment i Labinot Rexhës për martesën e Bardhit me Sarën ka sjellë një reagim të ashpër nga këngëtari. Pasi një pjesë e intervistës së Labit në Top Albania Radio u publikua në Instagram, Bardhi iu përgjigj me një sharje që përfshinte familjen e tij.

Gjatë intervistës, Labi fillimisht e përshkroi Bardhin si “çun të familjes së mirë”. Kur foli për marrëdhënien e çiftit, ai la të kuptohej se, sipas tij, këngëtari bën çfarë i kërkon Sara.

“Me i thënë ajo ‘çohu në këmbë’, ai çohet… rri një orë, ai rri”, u shpreh Labi. Ai shkoi më tej duke thënë se, sipas tij, Bardhi “ka frikë edhe nga ndarja”.

“Të q*fsha familjen”, shkroi Bardhi poshtë videos. Këngëtari nuk u ndal te ajo që Labi kishte thënë për martesën e tij. Ishte pikërisht gjuha e përdorur në atë koment që nxiti diskutime mes ndjekësve.