Një pasagjere e linjës ajrore Delta Air nga Atlanta ka lindur një vajzë pak para se aeroplani të ulej në Aeroportin Ndërkombëtar të Portlandit në Oregon të premten. Dy mjekë të ndihmës së parë të cilët po ashtu ishin në të njëjtin fluturim, morën një batanije nga një pasagjere tjetër dhe përdorën një lidhëse këpucësh për ta lidhur kordonin e kërthizës.
Foshnja Brielle Renee Blair u lind dy javë para kohës së përcaktuar. Aeroplani ndërkohë pati 30 minuta për t’u ulur në destinacion kur nisi lindja.
Nëna e foshnjës, Ashley Blair, po shkonte në Oregon për të qenë me të ëmën e saj gjatë lindjes.
Dy mjekët që folën për Associated Press kanë thënë se Blair kishte filluar lindjen gjatë fluturimit dhe se ishte e pashmangshme të bëhej diçka tjetër po ndihmës ndaj gruas që të lindte mirë.
Sipas dy mjekëve, ishte fiks koha kur rrotat e aeroplanit prekën tokën kur ata prenë kordonin e foshnjës dhe po e mbanin atë në duar

