Edhe një tjetër skandal në Shkup?

Sipas njoftimeve të portalit Informacioni.mk, Ministri i Mbrojtjes përkulet para pllakës ku shqiptarët quhen “terroristë”

Në kazermën “Ilinden” në Shkup, para godinës së njësitit special “Ujqit”, vazhdon të qëndrojë një pllakë përkujtimore nga viti 2001, ku përdoret termi “terroristë shqiptarë” për ngjarjet e konfliktit të armatosur- njofton Informacioni.mk.

Atëherë, ku janë trimat e VREDI-t që u zotuan se nuk do të ketë më shkelje të dinjitetit shqiptar para se të vinin në pushtet?

A është ky ndryshimi që ata sollën për shqiptarët se me ta do të jetë ndryshe siç ka qënë me integristët e djeshëm?
A kanë frikë ata të shprehen për rastin në fjalë nga shefi i tyre Micko apo e kanë hallin e pushtetit?

Ahere, vredistë të dashur na thoni se kur do ndalet denigrimi dhe përdhosja e identitetit kombëtar?
A do të mbetet edhe më tej kjo pllakë përkujtimore si gur varri aty para godinës së “ujqëve” në kazermën “Ilinden”, ku i quan kryengritësit shqiptarë si “terroristë”, apo do ta hani turpin me bukë dhe do heshtni si deri më tani?

Pyetja që shtrohet natyrshëm është se a u votuan ato 107 mijë vota për ta çimentosur si “terrorist” emrin shqiptar apo ishte loja e madhe me emrin “Ndryshim”?
9 maj për shqiptarët nuk është ditë e shpresës dhe e ndryshimit, por dita e pagëzimit të një subjekti politik kuisling që nuk i shërben kauzës kombëtare!

Medai Shaholli

By admin7