Tajvani ka aktivizuar një sistem rezervë komunikimi pasi një kabllo nënujore u këput në Ishujt Matsu, territorin e saj më verior, transmeton Anadolu.
Kablloja që lidh ishullin Dongyin me ishullin Beigan u ndërpre, raportoi të mërkurën Agjencia Qendrore e Lajmeve.
Shërbimet e zërit dhe internetit që më parë transmetoheshin nga kablloja nënujore janë kaluar në një sistem rezervë mikrovalësh për të ruajtur komunikime të qëndrueshme në Dongyin pas ndërprerjes.
Ministria e Çështjeve Dixhitale tha se shërbimet mobile, të zërit dhe të të dhënave po funksionojnë normalisht.
Megjithatë, televizioni kabllor aktualisht nuk është i disponueshëm për shkak të kushteve të motit dhe disa shërbime interneti mund të përjetojnë vonesa të vogla.
Riparimet pritet të përfundojnë deri në fund të korrikut 2026, varësisht nga kushtet e detit. Dongyin ka një popullsi prej rreth 1.500 banorësh.

